Gina Xhaferaj Kapaj
Nostalgji vitesh
Në brigjet e jetës më zgjoi një ëndërr e bukur.
Një gëzim që zemra e shpirti fort ma ndjen.
Më thotë të mendoj për një zog a një flutur
Të përqafoj zogjtë që rrinë në një pemë.
Më mjalton dhe një fjalë e thënë në kuvend.
Është një ëndërr e bukur që më pëlqen në vite.
Është mrekullia moshe thonë psikologë e mjekë
Kur jeta të hap bujarisht të tjera shtigje.
Një flutur pa krah s’ka fluturuar asnjë herë.
E unë shqetësohem a do më dehë hija e drojës.
A do dehet me verë pa pirë në tryezë?
A do të vijnë dallandyshet mes qiellit e tokës?
E di që ato ndërrojnë çerdhe nga shteti në shtet.
Me ca ëndrra për të bërë të tjerë fëmijë në çerdhe
E unë s’di nëse fjala e vonuar e menduar është e ngadaltë.
Kur do të shtrohet në tryezë në këtë sezon vjeshte.
Gina Kapej Xhaferaj
