Gina Xhaferaj Kapaj:Dashuria më e madhe



Dashuria më e madhe

Ti ishe dashuria e sinqertë dhe më e bukura në vite.
Ajo na erdhi në moshën më të bukur të rinisë
S’pyetëm asgjë se nga isha e nga ishe.
Lidhëm besën dorështrënguar pa djallëzi.

Largonin nga vetja çdo fjalë të mërzitur
S’na hynte në sytë e lumtur asnjë njeri.
Boll të ishim të të dy bashkë buzëngjitur.
O zot, as tani s’e kuptoj këtë marrëzi!

Ne të dy çdo natë e kishim ditë feste
Ti i bije kitares nën dritares e këndoje në shi
Unë dilja në dritare këndoja me ty dhe me vete.
Kur dëgjonin hëna dhe yjet dhe ata gëzonin si fëmijë.

Eja, prapë të lutem si ti si në ato vite!
Të gëzohemi në liri dhe në demokraci.
Iku skëterra që na dhe kaq shumë dhimbje
Për ato vite të egra s’flet më njeri.

Na shkatërruan atë dashuri hyjnore.
E kujtoj atë njeriun tënd që kaloi kufi.
Unë as vetë s’e kuptoja kur më thoshin
-Do e ndash, e më ruanin mos bëja me ty takim.

Eja, të më gjesh ku jam unë, eja patjetër!
Të pres në çdo kohë, qoftë edhe në stuhi
Emrin tënd thellë e kam skalitur në zemër
E kam bërë një tatuazh për ty me dashuri.

Të ulemi prapë në bankat e shkollës me ngrohtësi.
Si atëherë që ishim në moshën më të bukur.
Të fillojmë prapë nga e para vetëm unë e ti
Të më bësh dhe një herë të lumtur

Të më shtrëngosh dorën me sy të dashuruar
E të më shikosh në sy, po jo si të rinj
Të kujtojmë vitet me zemrën e gëzuar
Jeta përherë është e bukur, ka ndjeshmëri.

S’ka më si ato vite që dhe ujin e pinim në një gotë.
Me një pjatë e me një lugë hanim të dy bashkë.
Ahh, ato ligjet e asaj kohe na bënë të dyve
që s’ndiem më kurrë lumturinë më të gjatë.

Gina Xhaferaj Kapaj

About Post Author