Ky është vendi im
Vendi im është portë me dritë.
Kudo shoh rrezen dritëartë
Dielli të deh porsi magji.
Kur vjen nata sikur është ditë prapë
Rrinë malet krahë për krahë.
Dhe mes gurësh lulja çel
Fyelli zgjon majën e lartë
Një bilbil këngës ia merr
Për atë vend përherë kam mall.
Të shoh detin, dhe burimin
Të shoh vallen valë valë.
Të shoh dimrin, të shoh prillin.
Të shoh puthjen mal më mal
Kur në qiell dalin yjet
Bashkë me hënën natë [ër natë
Të klëndoj pafund ndër pyje
.E kam vendin të bekuar
Vjen në ëndrra nëpër netë
Në lëndinën e bleruar
Unë i mposht të gjithë rrufetë.
Bregu, lumi niska valle
Bashkë me zogjtë çerdhen e ngrej.
Zemra bëhet si petale
Që në ëndërr buzëqesh.
