Giosue Alessandro Giuseppe Carducci-Këngë e lashtë


KËNGË E LASHTË( CANTO ANTICO)

Carducci qysh më 1906 është nobelisti i parë letrar italian.Kjo poezi e famshme shpreh dhimbjen për humbjen e birit të tij Dante, në moshë 3 vjeçare.Një dhimbje, trishtim i përkorë dhe dinjitoz.

Doçkëzën kur shtrije

Mbi të gjelbrën shegë

Ajo kuqarta pemë

Ngjyra t’ bukura dhuron.

Në kopshtin që hesht vetmuar

Rijeshilon ngadalë

Qershori atë ringjall

Me dritë e të ngrohtë.

Ti lule e bimës time

E rrahur e shteruar

Ti e jetës së kotësuar

I vetmi lulëzim skajor.

Ti je toka ime e ftohtë

Je në të zezën tokë.

As dielli hare s’ të shkakton

As dashuri të rizgjon.

Shqipëroi : Lefter ShomoK/ 582g.c.i