Jasemini i natës
GIOVANNI PASCOLI
JASEMINI I NATËS
( IL GELSOMINO NOTTURNO)
Kur tek të dashurit rend filli i mendjes
Dhe janë shfaqur aty mes butinash
Mbarë fluturat e buzëmbrëmjes.
Një copë herë dhe britmat pushuan,
heshtën
Një shtëpi e vetme tej mërmërit
Poshtë krahëve flenë foletë
Sikundër sytë nën qerpikë.
Prej kupave të hapura lartohet
Aroma prej të kuqash luleshtrydhe
Brenda dritës dhoma ndriçohet
Lindin pranë gropash barishte.
Pëshpërit e vonuar një bletë
Në hoje gjen të zëna vrimat
Klloçka e re mes lëmit të gjelbër
Shkon me t’yjeve cicërimat.
Vazhdojnë kundërmimet tërë natën
Që bashkë me erën përcillen
Drita kalon lart përmbi shkallë
Katin e parë ndriçon dhe fiket.
Agon dhe petalet zënë e mbyllen
Paksa të rrudhosur ,brenda tek ena
E fshehtë dhe e butë klloçiten
S’di se çfarë lumturish të reja.
P.s -butinë= bimë shumëvjeçare zbukuruese e kopshteve , vipurn, livorno..
Shqipëroi: Lefter Shomo
