Gishta mbi tastierë-Mimoza Maria Ajdhoni


Gishta mbi tastierë

Në ëndrrat e mia, në ëndrrat e tua,

sa shpesh takohemi, sa shpesh,

tinguj prezentë në bashkimin tonë

dhe nota dehëse arrijnë në vesh.

Nga piano një muzikë e ëmbël ,

pushton gjithë dhomën e ëndërrimit,

gishtat që shkasin lehtë mbi tastierë,

shkëndija i ndezin argëtimit.

Prekje emocionesh jemi edhe ne,

nota muzikore mes jetës dhe fatit,

skllevër të dëshirës për një përkëdhelje,

ndërmjetës mes shpirtit të qetë dhe inatit.

( Shkëputur nga libri ” Labirint ” poezi, SH.B. MUZGU, Tirane, 2023)