Gjaklidhjet-Kasam Shaqirvela


GJAKLIDHJET

Dhe kujtimi për të dashurit s’ka të harruar

Ai i mban lidhur përjetësisht botë e amshim

Dhimbjemalli gacat e shpirtit i ka mbuluar

Jo, nuk fiket ky prush për pa u amshuar…

*

Dhe shpirti sa po vuan për xhanin

Kur fijet këputen n’udhëtim si meteor

Janë si sumbllat që mbërthejnë xhamadanin

Shpirtit e zemrës i rrinë përmbi kurorë.