Gjallë,mbi të gjallë-Vaso Papaj


Mos u lodh, nuk e gjen shkakun.

Shpjermë në pikën ku u nisa,

Ku t’u bëra njësh me gjakun

Dhe ndër deje t’u vithisa.

Larg nga unë vite kalove,

Po humbëtirës i bëmë ballë.

E di mirë pse s’më harrove:

Veç me mua u ndjeve gjallë.

Të ketë rënë këtë natë kometa!?

Sy e buzë kërkomë me mall.

Sa më the: “Më n’fund të gjeta”,

Gjallë u ndjeva, mbi të gjallë.

Mund të jetë një imazh i 1 person, tren, valixhe dhe martesë