
Ju helmues e vjedhës,
ju mashtrues e dredhës..
më herët…
me ustallëk të paparë
harrët sa dashtët
e latë çka deshët
në emër të shpitërores
Ia këputët arbërores
zilen e këmborës
të ndërgjegjes së pastër
që lirshëm…
të m’i helmoni dëshirat
për timen, autoktonen
të moçmen tonën…
Dhe tani do farë sekte
më t’bezdisshme se insekte
po m’i vjedhin edhe ëndrrat
për Atdheun…
po ma zhvarrosin, hiençe,
s’e di për të satën herë, edhe
Gjergj Kastriotin-Skënderbeun
Këta gjarpinj gjaku
kafshojnë e helmojnë
më ndryshe…
nuk janë të kësaj toke
s’m’i ka përkundur në djep
Nëna Loke..
të tjerë të mjerë…
i lëshuat “sallamadi” nëpër
sinorin tim,…pa gardh
peshqesh për vdekjen time
për një fund të zi,..
dhe jo për një Ag të Bardhë
Vallë kur do të përfundojë
kjo “linxhirë” e zezë
që pranverat m’i bën
me krahnezë..?!
E shqiptari të zgjohet
dhe esëll t’i hapë sytë
sa s’ia kanë nxjerrë gjarpinjtë
Kultivuesit e gjarpinjve të zez
le ta dinë mirë se,
kjo tokë nuk pranon
zvarranikë të huaj
por, edhe unë nuk vdiqa
mileniumeve që rrojta i
kafshuar disa herë,
askënd nuk sulmova
vetëm timen mbrojta
Unë, nuk vdes as tani,d
do t’rrojë sa don shpresa
por i besës me nder..!
© Kasam Shaqirvela