———————-
Gjarpëri me Nepërkën,tek Zhapiku shkonin
shkonin bizedonin,atje bashkë ditë për ditë
cdo ditë thurnin plane,se kë do helmonin
kujt do ti bënin gjëmën kujt do i zinin pritë.
Të tre sëbashku,vendosën shpejt menjëherë
që si vënd do ishte,një shtëpi shumë e vjetër
preja e kësaj dite,do ishte një zog,një Skifter
donin ta helmonin Skifterin,ta helmonin pa tjetër..
E vendosën të tre shpejt,ta sulmonin të parët
kur Skifteri të fluturonte,të qëndronte mbi cati
por e kishin bërë gabim,planin e tyre qyqarët
me kthetra i mbërtheu Skifteri,i ngriti në lartësi.
I ngriti shumë lart,në disa shkëmbenj i lëshoi
zhapiku shpëtoi mire,ra në disa shkurre druri
gjarpërit dhe nepërkës,sytë jua nxori,ja u copëtoi
zhapiku me të shpejtë,hyri në një vrimë muri.
Iku Skifteri i qetë,përplasi krahët fluturoi
zhapiku rrinte strukur thellë në vrimën e murit
i vinte inat nga vetja,pse atyre ju besoi
uk do ju besuar fare tha;- të keqit,te ndyrit.
MM