Gjashtë çunat e lagjes-Vaso Papaj


Gjashtë çunat e lagjes

Gjashtë çunat e lagjes një nga një u mblodhën

Te bar “Arragosta”, festë gjer në mëngjes.

Lumë u shkonin djersët, vallen kur e hodhën

Në mëngjes, nga gjashtë do mbeteshin veç pesë.

Këngë për syzezën, tërë natës ia thanë

“Të ndihmoftë Zoti!” një urim i dhanë.

Kur nga mesi i natës, me ta u bashkuan

Dashi me kitarë e Fredi me tastjerë,

gjashtë çunat e lagjes, vallen e rënduan.

Zjarr e flakë nën këmbë morën dhe një herë.

Këngë për syzezën, tërë natën kënduan.

“Zoti qoftë me ty!!” njëzëri i uruan.

E ia mbushën shokut, plot me rërë xhepin

E iu lutën natës, rrugët t’ia ndriçonte

I gjashti në mëngjes nisej me tragetin

Vallen e pesë shokëve kurrë mos ta harronte.

Këngë për sylarushin, tërë natën në festë.

Në mëngjes, nga gjashtë mbetën vetëm pesë.

Mund të jetë art pop i turmë