Gjekush Gashi
Dua paqe
Dua paqe edhe unë
Paqe donë e gjithë njerzia
ku ta gjejmi a me thoni ?
Paqen e vrau padrejtsia
Paqen dua ,ku ta gjejë?
Paqe liri per njerzimin
Interesi e lakmija
I kanë humbë paqes kuptimin
E shenjët paqja për njerzinë
Botes i sjellë gjithë të mirat
Ku ta gjejmi paqen ?më thoni
Kur rrethohemi me egërsirat
Kur urrejtja perhere zhduket
E mirsi të gjithë dhurojmë
Paqja vjenë vetvetiu
Ne paqe atëher jetojmë
Regensburg
