Gjërat i mësova-Gezim Bega


Mësova të bisedoj me lulet,

ndjeva aromën e dashurisë,

I rreshtova ato rreth gushës,

i pēlqeva ngjyrat e bukurisë.

Mësova fjalët,e buzëqeshje,

durimin,për ditët e hidhura,

babëzisê do i jap nenqeshje,

nuk duroj dot duartë e lidhura.

Mësova të gjej endrrat e mia,

tekstet nga vëllimet e shpirtit,

i mësova gjërat që muk i dija,

ndodhitë që shfaqen gjat vitit.

Mësova të gjej miqtë paqêsorë,

që i pêrshtaten çdo kohë të jetës,

dhe pse kohës po i ndodh terror,

t’i durojmë dhimbjet e tê vërtetës.