
GJETHET
—————-
Gjethet ishin vërtetë të trishtuara,
Ndërsa era i lëkundte me ledhati,
Ashtu porsi vajzat e dashuruara,
Por që po i martonin me mblesëri.
Edhe pse të trishtuara, vallëzonin,
Nga degët e drurëve binin në tokë,
Si fëmijët kur ikin, nënën përqafonin,
E ashtu të heshtura, pa derdhur lot.
Që s’do të ktheheshin më aty e dinin,
Vjeshta luante melodinë më të mirë,
Me një vals të lehtë, po bënin flijimin
Duke thënë përgjithmonë lamtumirë.
Kur i shikoja gjethet, që po vallëzonin,
Në shpirt tim, një pikëllim po e ndjeja,
Qilimin vjeshtor me ngjyra zbukuronin,
Ndërsa unë këtu, muzën po e gjeja.
Dhe mbrëmja muzgun po e binte vetë,
Ndërsa ditën e diellin me vello i mbulon,
Hëna mbi gjethet si çdo mbrëmje zbret,
E bukur, dhe e plot, si një grua lehon.
Por vjeshta me ngjyrat më frymëzon,
Është kjo stinë, që të jep ëmbëlsinë,
Ashtu sikur një vajzë, më emocionon,
Kur natën e parë, humbet virgjërinë.