“Gjibraltar jo Gjibraltar” përkthyer nga Irma Kurti


“Gjibraltar jo Gjibraltar” përkthyer nga Irma Kurti

– Sipas pikturës së Lo Ch’ing-ut, “Shoqëria Post-Industriale ka mbërritur”

Mbi pavijonin në majë të malit,
ku unë të përfytyroj në gjumë,
gjysmëhëna bëhet e plotë.
Dielli ngjyrën e kuqe rrezaton plot dritë dhe
asnjëri prej nesh nuk do të ishte i saktë
të supozonte ngritjen apo rënien e tij.
Drejt qiellit, të përjetshëm, ata
si dy rruzuj drejt Polit të veriut të vërtetë. Ne
nuk shohim drejt atë çka mendja jonë përmbys e kthen.
E gjelbër do të thotë jetë, pra çfarë
unë shoh dhe dalloj janë vetëm
trungje të shtrembër pishash.
Ti je copëz toke, qiell i bardhë,
liqeni blu që reflekton ndërtesën e lartë
në të cilën ne, dikur, jetonim të pandarë.
A do të ngjitem në mal,
të dal jashtë në diell, apo në ujë
të rrëshqas për të të tunduar prapë?
Liqeni me shpejtësi pasqyron diçka
forca e së cilës ka më tepër kuptim
sesa objekti vetë. Kush jam unë tani?

Janée J. Baugher (SHBA)
Përktheu në shqip: IRMA KURTI

Bashkëpunoi: GERMAIN DROOGEBROODT
Pikturë nga Lo Ch’ing

About Post Author