
Gjithmonë do mbeten pishtar …
U bënë kohë dhe u benë vite
Që , trimat flenë në lëndinë
Ìshin bijtë e kësaj shqipe
Luftuanë për lirinë e vëndit
Për vatan s’e kursyenë jetën
Ata shqiponjat e shkëmbit
Yje të pashuar mbetën.
E dhanë gjakun e kulluar
Nëpër fusha , nëpër male
Ndaj mbetën të paharruar
Bijtë e tokës shqipëtare.
Për veprën , që ata lanë
Krenohet kombi shqipëtar
Dhe toka , që sot i mbanë
Me gjak të tyre është lar.
Luftuanë , si shqiponja mali
Me pushkë e bomba në dorë
Ì thërriste ideali
Ndaj ranë dhe mbetën dëshmor.
Besë e tyre , besë lirie
Besë për kombin shqipëtar
Nder i kësaj Shqipërie
Gjithmonë do mbeten pishtar.
O ju trima kapedan
Mbetët nder i Shqipërisë
Luftuatë malit , si luan
Luaneshat u dhanë sisë.
Para jush rrimë të përulur
Vijmë dhe nderojmë veprën tuaj
Historinë me lavdi mbushur
Për ju ka shkruar dhe do shkruaj.