Gjithnjë e më shpesh po thonë-Erjon Muca


Gjithnjë e më shpesh po thonë

Se jemi në luftë, e tretë, totale,

E copëzuar. Po askush nuk

Po thotë një të vërtetë,edhe

Më apsolute se kjo e mësipërmja;

njeriu në paqe kurrë s’ka jetuar.

Jo në një paqe çfarëdo,

Për të cilat flasin prijësit,

Nënshkruhen traktatet,

Shkruajnë gazetat,

Flas për paqen e brendëshme

Që askurrë njeriu s’e ka kërkuar,

Gjetur, fituar.

Po po! Kjo është një luftë e copëzuar,

Por as e para, as e dyta apo e treta.

Kjo është lufta e gjenezës, – që përvijon

E heshtur,- e njeriut me veten, që njeriu

Me pavetëdije është përleshur,

Plagosur, rënë, dhe kurrë s’ka fituar.

Njeriu është në luftë,

Dhe kjo nuk është një zbulesë,

Është, fatkeqësisht për kë e ndjen,

Më tmerrshmja, gjakatarja,

E vërtetë.

Pisa