
Ari nuk duket më aty.
Ari dyshohet se ishte varrosur në fshatin gjerman nga ushtarët nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Historia thotë se gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, katër ushtarë gjermanë vendosën të varrosnin një sasi pasurish në një fushë diku në fshatin holandez.
Thesari i tyre i vjedhur përbëhej nga ari, xhevahire, orë, diamante dhe gurë të çmuar (me vlerë mbi 15 milionë dollarë në paratë e sotme) të vendosura të gjitha brenda katër kutive municionesh dhe të varrosura në tokë.
Në fillim të këtij viti, Arkivi Kombëtar i Holandës publikoi një grumbull dokumentesh për publikun, që përfshinte hartën ,që supozohej se tregon vendndodhjen e këtij thesari të varrosur.
Që atëherë, gjuetarët amatorë të thesarit janë përpjekur të gjejnë dhe të marrin arin për vete.
Tani, megjithatë, me përpjekjet për të zbuluar thesarin që kanë dalë vazhdimisht bosh, zyrtarët e fshatit kanë ndërprerë kërkimin ndërsa kanë arritur në përfundimin se ari thjesht nuk është më aty.
“Ne kemi arritur në përfundimin se nuk ka asnjë thesar nazist në Ommeren,” tha zëdhënësja Birgit van Aken-Quint.
“Ne supozojmë se thesari dikur ishte varrosur në Ommeren, por se ai është hequr në një fazë.”