Gjuha e gjatë e bën hatanë!Donika Meta Gjura


Thonë se është e gjatë virania,

Veç tul ngjyrë rozë, kocka s’ka,

Kur kalon tridhjetë e dy dhëmbë,

Gjuha e gjatë e bën hatanë.

Kocka s’ka, por thyen kocka,
Kur merr jerm s’di nga shkon,
T’i nxjerr n’shesh t’thëna
t’pathëna,
Shoqërinë mjedisin e dëmton.

Shpesh herë ndjehet dhe krenare,
Kur historinë nga fillimi tregon,
Për asgjë, nuk ja ninë fare,
Herë të fëlliq e herë të nderon.

Ndodh që gjuha bën dhe shaka,
Tregon përralla dhe asgjë t’vërtetë,
Kur e merr vesht gjithë mëhalla,
I beson përrallat edhe vetë.

O njeri! Mbaje gjuhën nën kontroll,
Mos e lësho atë vënd e pa vënd,
Me të gjithë njerzit, ajo të bën horr,
Ndodh që t’vret dhe me vëllaun tënd