Gjuha e nënës-Suzana Rama


Me gjuhën e nënës fjalë mësova,

të shpreh gjithmonë atë që ndjej,

po më pas kur në shkollë shkova,

ndjeva ëmbëlsinë e gjuhës në dej.

Gjuhën e të parëve që na ndriçon,

dhe që identitet i jep gjithë kombit,

gjuha që na mëson se si të jetojmë,

krenarë dhe të paepur mbi këtë tokë.

Gjuha jonë që cilëson qytetërimin,

tregon që jemi të vjetër, autoktonë,

që kur Evropa e të tjerë s’egzistonin,

një nga më të vjetrat gjuhë në botë.

Mburremi me gjuhën dhe vëndin,

me gjuhëtarë e poetë që e shkruan,

shqiptarë jemi, mburremi me emrin,

i tregojmë vëndin atyre që s’na duan.

Se pazgjidhshmërisht me emrin,

luftuam në breza me pushkë e penë,

mësimet e para nga nënat i thithëm,

bashkë me dashurinë për Mëmëdhenë.

Tiranë10 11 2022

Suzana Rama