Gjuha ime!
Oh moj gjuha ime!
Ti je deliri i zemrës time
Je dashuria që përkund çdo ditë
Je frymëmarrja ku frymojnë perënditë.
Oh moj gjuha ime!
Nëpër shekuj të linin jetime
Të ndrydhnin ,të shtypnin ma mëshirë
Sa herë pa frymë të linin shtrirë.
Të çanin ,të ngulnin thonj ca qafir
Sa herë tentonin të fshinin me pahir
Sa atdhetarë ty të mbanin zgjuar
Sa herë pena mbi gjak të ka shkruar.
Aq bukur për ty këndonte Naimi
Vargje kristale të dalë nga burimi
Në vaje bylbyli të këndonte Mjeda
Petro Nini Luarasit ,tek shkronjat i qeshi pena.
Nëpër Devoll të shplante Dritëroi
Pena e tij tek ty gjuhë ligjëroi
Nëpër botë për ty këndonte Kadare
Për ty e bukura jonë,sa krenarë jemi ne.