Gjuha jonë !…Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Mëndje krijues, më mësoni si të veproj,

Vërtet !………për të kaluar foljen ?..

Për të gjitha të mirat që gëzoj,

Vetëm gjuha është integrale për mua.

Nuk ka kuptim tjetër për ne,

Si të arrijmë tek e vërteta,

Në se fytyrat e zotëve është një emër,

Emërto të këqijat që gjuhët gëlltisin.

Mes fjalëve naive dhe banale,

Si mund………………. të jetosh,

Ku është e vërteta e dukshme,

Ku ta gjeshë fuqinë e fjalës i “Denjë”.

Si ta normalizojmë këtë kaos,

Njërzit të mos i çojmë në katastrofë,

Heshtje retoriale, forma e fjalës

Dënimi i gjuhës ……….amëtare .

Kalojnë dit muaj e shekuj,

Si ti numërojnë sa fjalë kanë vdekur ?

Sa viktima mban kjo fatkeqësi

Në se kurthi fjalëve ishte numërues.

Vdekja e fjalëve ka një emër,

Fëmijët që lindën në emigrim

Nuk mësuan dotë gjuhën e nënës,

Gjuha shqipe është gjuha më e ëmbël.

Planeti i “ironis” së devotshme !…

Kush është …………. heroi këtu ?..

Tingulli trishtimit të heshtur,

Akademikët e gjuhës flën gjumë .

Koha vret………. koha shëron,

U mësoni fëmijëve gjuhën tonë,

Të mësosh gjuhë të huaja është kultur

Por gjuhën e nënës mos e harroni kurrë.