Gjuha Shqipe-Zymer H.Haliti


(Në ditën e Alfabetit,22 nëntor…)

Nëpër shekuj të grisën faqet

turrë të druve të djegën..

Ti mbijetove bashkë me malet

Sepse u mishërove me jetën…

Armiqt e ndryshëm të urrejtën

Në forma të ndryshme gjykuan

Por shqiptarët të ruajtën,s’të tretën

Me zemër të deshtën dhe të çmuan.

Çdo shkronjë e jote e larë me gjak

Nëpër shekuj të mbrojtën atdhetarë

Ndaj të shkruajmë bukur e kemi hak

Dhe të krenohemi se jemi shqiptarë.