Gjumin kush ma prishi?Petro Sota


Kush ma prishi gjumin mbrëmë,?

Gjumin, kush ma prishi mua,?

Pse s’ma tregon ti moj hënë,?

Ah…moj hënë,,,ti pse s’ma thua.?

Pse s’ma thua,?…Do e gjej vete,

Natën sonte, zgjuar do të rri,

Do të rri moj, se po më tretë,

Dhe po më djeg, si prush në hi.

Moj thëllëzë,!…vetë do t’kap,

Se tek dritarja, ti më kalon,

Do të përgjoj, unë për çdo natë,

Por kët’ herë, jo s’më shpëton.

S’më shpëton, se njëherë të fala,

Pa ardhur sonte, nuk do të rrish,

Ah…thëllëzë, moj fustan me pala,

Edhe njëherë, sikur t’më vish.

Se do të pres edhe pa hënë,

Dhe do të rrëmbej, kur të kap,

Pse ma prishe, gjumin mbrëmë,?

Unë për këtë, puthje do t’jap.

Por disa puthje, nuk janë pak,

Moj thëllëzë, që më le pa gjumë,

Në s’të mjaftojnë, ty për një natë,

Veç ma thuaj, që t’jap më shumë.

Petro Sota 5 janar 2024