Gjurma e kuajve të vjetër-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Në muzgun e thelluar ,pikon por më shumë rrëzohet pika e vesës,

nëpër tragën e vjetër,tretur vetëm eshtra, si dikur lot dhe mjegull.

2.

Në pyjet e heshtur,puthja e iriqëve mbante erë kashte të djegur,

perëndit qenë harruar në xhivarin tonë, gjysma tjetër e pjesës,

në kopshtijet e dendura me thekër, rritej gjurma e kuajve të egër.