Gezim Llojdia:Gjurmë aliene  në Kuç,apo  fantazma mitologjike ?


Gëzim Llojdia

1.

Në kapitullin :”Kuçi është vend i tretë në botë ku kanë jetuar alinetë”në botimin :”Kuçi i Labërisë ndër shekuj” të autorit Seit Alikaj , përmendet edhe ky fakt i rrallë  i gjendur nëpër libra historie. Autori i këtij botimi prej 300 faqesh për historinë e këtij fshati martir sjell edhe këto të dhëna në pak rreshta :Ja çfarë thotë ky autor:”

“Ngjitur me Shkëmbin e Gremisur, ndodhet Qafa Dedeveshe, ku ndodhen murre të ndërtuara në lashtësi, sipas të dhënave të filozofit Plit, në këtë zonë të  Kucit, kanë jetuar njerëz të pajisur me aftësi inxhinjerike e tej kufijshme  të  mendjes së kohës. Pikërisht këta njerëz orientonin mbi ndërtimin  e mureve të dhomave ndarëse dhe të kalldrëmeve të ndërtuara, duke  mos përjashtuar muret me gurë të peshave tepër të renda, si ato të Egjyptit dhe të Vambel Mandekut, për të cilat thuhet edhe në Bibël se  kanë qenë vendstrehime  të jashtëtokësoreve.Duke qenë se ushtritë, romake në shumicën e rasteve, kanë pasur si vendbanimdhe instruktimi zonën e Kuçit, ku në radhë të parë ishte me bollëk uji i pijshëm për furnizimet e regjimenteve të tyre, kanë ndërtuar kanale dhe lugje, me tubacione qeramike për të furnizuar kontingjentet ushtarake , banorët vendas e zonën përreth. Këto ndërtime të bëra në Kuç habisin dhe sot në vendndodhjen e tyre arkitektet dhe ndërtuesit e kohës modeme. Nga burimi në shpellën e Shkrumenes, që ekziston edhe sot, pronë  të Hajredin, Skendo, Sulejman Alikaj dhe nga burimi i Bajram Haruni Birce Simavarfaj, burimi i cili ka humbur, ka mbeturina tubacioni i qeramike antike dhe kalldrëm, që të çon në kalanë e Katafiqit.Në Kuç, thotë Pliti, janë ndërtuar objekte të një përmase fantastike, që janë bërë objekt studimi të ndërtuesve më shumë se 400 vjet para Krishtit. Banorët e kësaj zone, kanë qenë mjeshtra të bujqësisë e pemëtarisë. Kanë mbjellë ullinj dhe hardhi (vreshta) prandaj janë quajtur oloviste dhe vreshtarë (prodhues të alkoolit të rrushit është vera dhe rakia). Vendet ku janë mbjellë të tilla bimë kanë qenë posaçërisht të caktuara, për të prodhuar me bollëk.

2.

Thënie të tilla ,nuk janë aspak të rrejshme. Në Kuç është vend banimi pellazgjik, tek Shkëmbi i Gremisur në rreze të Borshe dhe më tej, ka të tjera mirëpo po ndalemi pak këtu. Dhe prej këtij qytetërimi lindin shumë arsye për të gjetur të dhëna të tjera, që dalin jashtë dimensioneve të librave historik.Autori është njeri vizionar  dhe kjo duket nga gjykimi pragmatist, që ai bën lidhur me gërmadhat  e murre të mbetura  në këtë zonë përmbi Buronja, që i tejkalojnë përmasa të njerëzve të tokës.

3.

A kanë jetuar alienët aty në rrëzë të Borshe? Sikurse  çdo shqiptar skeptik,  do ti shoqëroja këto fjalë me një nënqeshje. Mirëpo hollë- hollë autori  i vëmendshëm të shpie tek ndërtimet me dimensione të mëdha, që për kohën nuk mund të bëheshin dot  dhe  që u përkasin një dore të huaj  jashtë globit tonë.Nuk janë teori, por realitete.Alienët ekzistojnë ,përndryshe nuk do ekzistonin as ne. Alienët sollën farën e jetës në tokë.Alienët ndërtuan qytetërimet tona.Ata kanë strukturat e tyre në tokë dhe e vizitojnë tokën çdo herë për të sjellë energji të re, banorëve të saj.Ata janë ndërtuesit dhe krijuesit e jetës në tokë. Nëse NASA vijon me teoritë e darvinizmit, bota do të përjetojë, humbje kohe nga 40 shekujt jetë, që i kanë mbetur tokës tonë.

4.

Nga ta dallojmë, që alienët  kanë jetuar dhe kanë ndërtuar në zonën e  malore të Kuçit?

Autori përmend strukturat e mureve të lashta. Por një shenjë tjetër që dua të shtojë është uji. Uji është fshati që disponon shumë burime uji. Dihet, që alienët jetojnë në ujë. Prandaj Kuçi është zgjedhur  si fshati ujërave. Po të njohim faktin, që alienët vetë jetojnë në kufi të galaktikës tonë dhe prej andej rregullojnë gjithë universin, duhet të shqyrtojmë se Kuçi është një kryqëzim dhe prej andej rregulloheshin edhe punësit e zonës. Kuçi shtrihet në Kurveleshin e Poshtëm,  shkruan  S.Alikaj ,atje ku ka zanafillën e lumi i Shushicës, i njohur edhe me emrin Lumi i Vlorës. Pikërisht këtu fillon lugina e Shushicës, një nga më të rëndësishmet e Shqipërisë e begatë dhe e banuar qysh nga lashtësia. Kuçi është një kryqëzim rrugësh. Nga kohët  e vjetra ,udhët e tij janë punuar me të gjitha mjetet. Lidhet me fshatrat e Tepelenës , Gusmarin te gryka e Shurit. Me fshatra e Gjirokastrës,me fshatrat e Sarandës,Fterë, Corraj,me fshatrat e Himarës, Kudhës,Pilur, me fshatrat e Vlorës,Kallarat Bolenë etj.

A nuk lidhen kështu  edhe galaktikat me njëra tjetrën .Ku njëra mbaron,tjetra fillon ,mirëpo në cep ose në kufi të kufirit të fundit të galaktikës tonë , gjenden  qendra e universit,ajo rregullon çdo punësi të të gjithë galaktikave.

Pikërisht  në globin tonë dhe në këtë zonë  fara aliene  populluan globin tonë,  ku ato pranë strukturave ose gjurmëve të tyre janë më të fuqishme , se janë afër energjisë edhe  Kuçi si pjesë e Kurveleshit të poshtëm, ka një emër të madh në histori  dhe ndër luftëra.

5

Uji  qelibar  i burimeve dhe jetësor për alienët.Këto burime nuk do të gjendeshin aty në cdo anë nga kalon nëpër shpate,lugje,kodra,lëndina  nëse nuk do të bëhej fjalë për gjurmë aline madje dhe pas braktisjes së një numri vendbanimesh nëpër pyje apo grumbullime në qendrat  të popullsisë edhe burimet shteruan ujërat deri në tharje të plotë. Kuçi përshkruhet si fshat malor, por me shumë ujëra  dhe burime natyrale nga të gjitha anët.Kuçi,thotë më tej autori, ka 157 burime natyrale uji të pijshëm. Burimet e ujit në Kuç janë të lidhura me strukturat apo me gjurmët aliene.Nuk do të kishte gjurmë aliene, nuk do të kishte  as ujë dhe as burime uji. Kam një informacion mistik. Dikur,ata besimtarët vinin, që nga Greqia,ngarkuar  me enë  për të marrë ujë nga burimi i shenjtë, që ështëShushica .Është lum i shenjtëruar për shkak të ardhjes nga asteroidi. Rrëzuar diku në një fshatë  të shtetit fqinjë ,për disa shekuj ,lumi u tha. Dhe arsye duket skeptike. Vendasit humbën arsyet .Zullumet priten në të tilla raste. Për të besuar, nuk besonin më.Uji u la shëndetin, thonë lebrit.Dhe pëllciti në Shur  shumë km larg burimit të parë,burime të tjera në buronja.Këtu duhet shkruar një pllakë e vogël.  Me fytyrën e një shenjtori.

“Gjon Pagëzori, profeti i madh,ujërat që ti solle janë ende në këtë tokë ilire dhe në këtë shtrat rrjedhin,c’praj shekujve.Lavdi.”.

E kishim fjalën për ujërat se ujërat i japin jetë këtij vendi, që e harlisin si në kopshtet e Edenit.Dhe që është bekim hyjnor në Kuç ,pëlcitën tre burime të fuqishme uji .Burimi i Lëpushës me debit 550 litra në sekondë, i Buronjave me 300 litra në sekondë, i Repeve të Vivarit të Nguce me 300 litra në sekondë .Mirëpo këto ujëra i kanë mbajtur të qelibarta,të freskëta lutjet e  priftërinjve të 22 kishave. Në Kuç ka një numër të madh objektesh kulti që nga lashtësia .

“Mos shterofshin kurrë këto burime jetëdhënëse”.

6.

…Duke cituar autorin S.Alikaj:” Në Rrëzë të Borshe në Kuç, në një territor të madh që shtrihet në të gjithë lugun e Alikajve, mbi kasollen e Kasem Alikajt, nga përroi që kufizon tokat e Besim e Rexho Barajt (gjatë punës në tokë ata nxorën një gur të latuar rreth 3 ml të gjatë) që nga tokat e Çelo Qendrajt mbi rrugë që shkon për në Bolenë, mbi lisat e Kishës deri te arat e Imer Mane Hoxhajt dhe bijve të tija : Hiso e Hasan Imer Hoxhaj, në gjerësi deri te shtëpitë e Hamzos dhe të birit Qazim Qendrajt, që ndodhen në Qafë të Dedeveshe me gjerësi 1-1,5 km dhe me gjatësi mbi 3 km ndodhen tarraca prehistorike me ledhe me gurë të mëdhenj disa tonësh të gdhendur në madhësi të tillë që me mjetet e sotme nuk mund të ngrihen. Në sheshet e tarracave, ndonjëherë edhe në mes të gurëve të ledheve rritet bima e prrallit, mretës, lisit e hilqes, drurë pyjorë këta që janë më se disa shekuj : si psh dy përrallet, që janë në vendin e quajtur “Lisat e Kishës”, të cilët përbëjnë drurë shumë të vjetër dhe mund të shpalleshin monumente kulture e të ruheshin nga shteti. Në këtë zone po të kryhen gërmime e punime arkeollogjike, mund të dale ekzistenca e një vend banimi antik në Qafë të Dedeveshe. Toka të tarracuara me gurë të mëdhenj, me sipërfaqe të përafërt me ato të Qafës së Dedeveshe ndodhen edhe në vendin e quajtur Gjokon të Kunjovës. Kjo sipërfaqe është në kufi me brinjën e Shën-Thanasit e kufizohet me përroin e Sillës që zbret nga mali i Lëpjetës. Taraca të tilla me gurë të mëdhenj, të skalitur disa tonësh ka edhe në arat që ndodhen në brinjën e Zekajve, në Rrëzë të Vishate, taraca të cilat kanë patur bimën e prrallit, hilqes e lisi shumë shekullorë. Brinja e Zekajve ndodhet midis Nikollolekës e qafës së Dukëtojës pa shkuar në Ferrishtë. Kjo brinjë duke u ngushtuar del në malin e Trëndafilit ashtu siç del brinja e Ali Axhem Bishajt, brinjë që ndodhet ngjitur me atë të Zekajve dhe kjo del në malin e Trëndafilit. Në Rrëzë të Vishate, në vendin e quajtur Lazdervish në qafën e Kishës, si dhe në bisht të brinjës nga Kallarati kanë bërë kërkime me shpresë se do të zbulonin thesare të paralindësave duke prishur varret e vjetër kodërvarre tubolare. Nga këto gërmime janë zbuluar pllaka gurësh, qypa antikë e objekte të tjera që mund të datohen para erës sonë. Në vitet e Kooperativës Bujqësore, gjatë punës për hapjen e tokave të reja, afër shtëpisë së Fejzajve në Kunjovë kanë dalë varre me gurë të tillë të mëdhenj. Në shpellat, që ndodhen në Trapin e Lugjeve e të Grekut gjenden Qeramike antike ashtu siç gjenden shkrime të pa deshifruara deri më sot në shpellat e Shkallës së Kanalit në Agaj.

7.

A kanë jetuar alienët në Kuç?

Nëse, ne jemi sot  dhe jetojmë përmbi dheun tonë të pa emër, që ne i themi: tokë. Kjo u  atribuohet alienëve.Ata sollën farën e jetës në tokë,ndërtuan qytetërimet tona dhe ndjekin çdo sekondë zhvillimet e jetës në tokë.Nga strukturat e tyre, këtu në tokë ata janë dhe ndonëse jetojnë qindra miliona km larg në 7 planet e tyre ,ndjekin zhvillimet e jetës në tokë. Shkenca po përparon më ngadalësi, por nesër do të vërtetoj se kush e solli farën e jetës në tokë dhe sesi alienët zhvilluan jetën në tokë me civilizimet e tyre. Prandaj, jo vetëm në Kuç, por  në të  gjithë globin  është firma e alieneve kudo.Me zhvillimet e shkencës do të ndihet dhe duket më shumë prania e tyre.

About Post Author