GJURMÈT E DASHURISÈ


GJURMÈT E DASHURISÈ

Tè prisja si toka e tharè, shiun.
Si foshnja, aromèn e nènès.
Si lastari nè hedhjen e shtatit.
Si i rènduari, oksigjenin.
Si i eturi, ujin
Si lulet vesèn e mengjesit.
Si qiejt e ngrysur, lindjen e diellit.
Si hekuri i ndryshkur rrahjet e zjarrit,
Pèr te rilindur.
***
Syte,.. mbeten me shikimin kapur kujtimesh te padukshme.
Prej pritjes se gjate, ajèri mbushur bèryme akuj.
Ndèrsa nxehtesia e trupit, perpiqej te ekuilibronte peshoren e shpirtit,
Duke lenè peng gjurmèt e dashurise fragmentit,
Pèrmes nje qiell tè purpurt.

Brixhilda Dede @

About Post Author