Gjurmët e mia janë rregjistruar tek ty !..
Në numurat e këmbës ndërruar në vite,
Tek opinga….. me shollë të grisur,
Në dëborën…. e madhe me suferine.
Sa herë të kamë shkelur zbathur,
Me putrat …………e këmbës time,
Në rrugica, gërxhe, male e fusha,
Janë vizatuar damarët e këmbës time.
Gjurmët më ngelën në hartën e Arrzës,
Ato tregojnë, se dikur kamë jetuar aty,
Ato janë ngulur në tokën e sajë,
Ku si shkulë dot…… asnjë stuhi.
Gjurmët tregojnë se nga jam,
Cilët ishin stërgjyshërit e mi,
Nga Kicoku……. .deri në Qafë,
Çdo gjurmë………. ka një histori.
Gjurmët i lashë tek porte shkollës,
Aty ku për herë të parë mësova ABC,
Edhe pse sot ajo nuk ekziston,
Jani Maliqi mësuesin e parë kujtoj.
Gjurmët e mia i lashë tek fusha e sportit,
Eh !…..Sa këpucë që kamë grisur,
Rumenige ma kishin vendosur nofkën,
Të gjithë shokët kështu më flisnin.
Gjurmët e mia i lashë në Arrëz,
Ku zemra ime……. qe e gëzuar.
Vetëm aty……. dallohen stinët,
Po kamë kohë që skam shkuar.
Gjurmët e mia u përhapën kudo,
Në Shqipëri dhe në dhe të huaj,
Por nuk janë si gjurmët që lashë në Arrëz
Ato më kujtojnë……moshën e rinis.