Gjyq vetes


Perparim Hysi

     5.        Gjyq vetes *

Zihem shpesh me veten dhe nuk  gjej karar

Zë edhe bëj pyetjen:- Pse të lashë, Mbrostar? **

Edhe pse jam mirë, hiç s’jam i kënaqur

I lirë me “zinxhir”, gati me buzëplasur.

-Rri,- më thotë gruaja.Këtu jemi pikë.

Mendjen lë dynjaja  për në Amerikë.

Po mua më  plas buza veç për në Mbrostar

Për sherr më ha hunda dhe bëhem grinjar.

As gjumin këtu  nuk e bëj rehat

T’më besoi ju, ditë e natë në fshat

Kokës zë  i them:- Kokë, pse s’të theva?

Dhe jam bërë ujem për vendin ku leva

* këtë poezi e kam shkruar në Florida më 1 shkurt 2001.

**fshati ku banoja në Fier.

    6.Për një mike

            Me vrullin e një kali që niset me galop,
          Jelekun ta shqeva,ta bëra copë-copë
          Zbulova nën jelek, gjirin të fortë gur
         Sado “qeshqek”, por rashë i “sëmurë”

          Se aq shumë e “thitha”, sa më  zuri”pija”
          Të mos qe mikja, më ra vilania. 
          Zu dhe më “karikoi”,me të sajën frymë
      Ndaj për ty,mike moj,është ky vargu im.

       7. Mik, mos m’u zemëro!

O mik, të lutem mos m’u zemëro!
Nëse sot t’u duka si mbi gjemba
Se sot mendjen ma kish marrë AJO?!!!
Sado që ty hiç nuk ta pret mendja.

Se,domosdo, ty as të shkon mendja
Që unë, moshatari, të”mëkatoj?!!!”
Po ku pyet për burrëri zemra
Dhe , mos u çudit,që unë dashuroj.

Jo vetëm që ndodh,por nuk jam i vetëm
Ka plot raste të tjera në botë
Epo POETËT dashurojnë tërë jetën
Dhe,nëse zemërohesh, e ke fare kot.

8. Më duket *
Më duket se”dreqërit” e hodhën këtë farë të keqe
Dhe bota e tërë,është e zhytur në kaos
Çdo njeri e dnjen veten si një zog ndër leqe
Si marinarët që,nga anija qëpo mbytet,bërtasin:-Sos!!!

“Dreqërit” mbi fytyrë na vunë maskë
Dhe luajnë me jetën e njerëzve si në ballot me maska/!!!
As që nuk dihet se sa ky tmerr do zgjasë
Shkenca u dorëzua dhe”fallxhinj” na shesin pallavra.

Thonë ë nesër dhe bota dhe njerëzimi do jenë”tjetër”
“Dreqërit” ia arritën qëllimit të tyre, të ndyrë.
U provua që kjo botë paska një bylyk me “dreqër”
ZOT, po të lus:-Në FERR këto monstra që sollën mymxyrë!

*  3 gusht 2020

9. Dal dhe hyj në shtëpi
Dal nga shtëpia dhe jam krejt tjetër
Inkarnacioni i pamjes sim:shpërfytyrim!
Po  kërcej një”valle të re”,me muzikë të vjetër
Dhe nuk ngjaj më, me atë që quhet Përparim!!!

Kam goxha maskësi hallka përmbi hundë
Mbi kokë,si moshuar kam një”republikë made in kauboj”
Askush nuk më njeh,kush më shen në rrugë
Ia arritën monstrat  që të na bëjnë tjetërsoj!!!

Nuk të afrohet njeri,se e zë”kolera”
Kolera coron alias pandemi
Asnjë njeri nuk të troket tek  dera
Të gjithë jetojmë si në agoni.

10. SARS *

Me ritme galopante,tinëzisht po vret
NJë sëmundje e rrzikshme,ardhur nga AZIA
Është e frikshme dhe po shkakto rrëmet
ILAÇI nuk po gjendet:në alarm shëndetësia.

Ka rënë në HONG KONG dhe në SINGAPUR
Por dhe një vend të madh:në KANADA!
GLOBI po vuan nga kjo sëmundje” dinosaur”
Pak dhe nga pak sikur po vjen “hata”

Nuk e bëj si prifti:- Larg nga shtëpia ime!!!
Pres me besim që bota të shpëtojë
Do gjendet,patjetër, ndonjë lloj vaksine
Dhe  me vargje, për këtëdhe këndoj.

*Florida,26  prill 2003

About Post Author