Gjyshi Im
1.
Ah, nata e errët e egër e kohës vjetër
U vërsulen mbi shqipe bishat e malit
O luftë ose vdekje s’ kishte zgjedhje tjetër
Në luftë më shka brez pas brezi e djalë pas djalit.
2.
Ah, nëpër beteja kundër serbit më shqiptar
Vjell nata e tërbon helmi i ndyerë më erë
Gjushi im Metushi ishte pishtar e atdhetar
Në luftë më shka ishte trimi çdo herë.
3.
Shkodren. Tiranën. Vlorën Lezhën e Fierin
Ata e kishin, sikur shtëpinë e tyrë trimat
E kanë rrezikuar jetën duke kaluar kufirin
Në kosovë ishin dhe mbetën, sikur jetimat.
4.
S’ kishin qetësi serbet nga ju në Kosovë
Gjyshi kundër shkaut më trima duke luftuar
Më pushk në dorë nji pjes të jetës e kalovë
Dardanin dhe trojet tona për më i bashkuar.
5.
Kundër turkut, si Mihail Grameno e Çerçizi
Ah, ne kunder serbit më luftuar u betuam
Por më sherr për Trepç e kishtë patur Hinglizi
Nga partia komuniste shqiptare u tradhetuam.
6.
Dëshira e jonë më e bashkuar kombin shqiptar
Jugosllavia kundër nesh më partin komuniste
Në popull, ne ishim për kombin tonë çlirimtar
U vërsulen mbi ne hordhitë e Enverit e ato Titiste.
7.
Dikush na kishte tradhtuar pa fishek mbetëm
Jugosllavet e OZNA më u dorëzuar ata kërkuan
U ndamë në grupe të vogla e unë mbeta vetëm
E çava rrethimin më bomba ato më shpetuan.
8.
Për robtë e shtëpisë jashtë masës isha brengos
OZNA më u dorzuar ata më kishin sygjeruar
Nëse nuk dorëzohem familjaret kemi më i burgos
Nuk dorëzohesh familjen kemi më ta pushkatuar.
9.
U detyrova për hirë të familjes të dorëzohem
Në Gjakovë rrahëm në mënyrë më ç,njerzore
Në stacion të Deçanit tri ditë e netë torturohem
Në Pejë OZNA më Milici kanë kryer krime mizore.
10.
Burgu i rënd në vetmi pa ngrëne dhe pa pirë
Atdhetaret nji pjesë u burgosen e u pushkatuan
Bukë e ujë në ëndërr më sjellte nji njeri i mirë
Familja shumë pare paguan dhe më shpëtuan.
Sqarim: Fjala Hingliz – Anglia – Britania E Madhe.
Pleqtë në Kosove e kanë quajtur Hinglizi – Anglinë.
