Gjyshi im…Vladimir Bizhga


Gjyshi im………

Gjyshi im

i bukur,

i heshtur,

si mali

ne vjeshte.

Nuk qe

i famshëm

si kalorësit

e baladave.

Ai binte era

millocfake,

mjaltë

hojesh,

nga zgjojet

primitiv.

Tymoste,

me llullën

e përrallave.

Mërmëriste

copëra këngësh

labe,

bashke

me erën,

qe i merrte

e i çonte,

luginave

dhe majave.

Qe,

si një cope

atdheu,

i panjohur.

Ne heshtje

Dhe madhështi.

Shikonte

pas,

i qete,

e buzëqeshte…

Kur ditët.

Janë

te ftohta

dhe te renda,

kur gjenden…

Zoti e di,

ai është

gjithmonë atje,

tek Kurveleshi

mbuluar,

si një legjendë

me re…

About Post Author