Gjyshi
Nuk e di po ende besoj.
Ai nuk mund të mos jetë
tek ballkoni,
Mos më thoni…
Me cigare në dorë
ulur vështron lisin,
Vrasësen e mizave e mban pranë,
Përzë fjalët që e bezdisin…
Dikush edhe mund të mos vijë,
Oborrin e mbushur me gjethe ,
Ta fshijë!
Lepuj nuk ka,
As pëllumba,
Ferrat kanë mbërthyer kalldrëmet,
Me thumba.
Nuk thotë më asnjë fjalë,
Madje as të tijën “tungjatjeta”,
Asnjë se di
si është e vërteta!
Fjalë që s’mi tha,
kanë mbirë ndënë kala,
Për elb,
Një kalë i bardhë po i ha!
Mbi shtratin e hardhisë,
Ende janë brirët e dhisë.
Vazot me manxuranin e parë,
Era i ka tharë!
Ai është atije,
Nuk flet.
Për të mos u dukur
i vërtetë!
