GJYSHJA
*****************************
Sikur krahë,të kishte gjyshja,
Si të ëngjëllit fluturak,
Për nipa, mbesa dot ishte,
Mburojë shpirti, dit dhe natë.
Dorë e sajë, që përkund djepin,
Me ninulla, kur këndonë,
Mjalti mjaltit,shpejt qetësohet,
Zënë e ëmbël kur dëgjonë.
Nipa, mbesa ,lumturia,
Me asgjë nuk e ndërronë,
Cicërima, mbushur shpija,
Pas avazit, seç ju shkonë.
Përkëdhelur, dhe llastuar,
Dhe kur faji……bëjnë ata,
Gjyshja, nuk mërzitet kurrë,
Qesh me ta, dhe bën shaka.
Qorton nuse edhe djalë
Kur qortimet bjen mbi ta.
Gabimet i mer përsipër,
I mbron, si ëngjlli,me krahë.
Lërini….o bijë të rriten ,
Pa lënjë, edhe shamata.
Po nuk pati cicërima ,
Oksigjen, familja s’ka.
Shkruar: nga poetja
Afërdita Hadaj.