Gjyshja dhe fiqte e detit


Eleonora Niko Qeparoi

Gardhet e shtëpisë sonë, fiqt’ e detit kanë mburojë,

Gjëmbat rrinë ngritur, prazmore për çdo të papritur.

Janë gati që në çdo kohë, armët e ftohta drejtojnë,

Kush guxon t’i ngacmojë, gjer në palcë e pickojnë!

Bimë e rrallë në Rivierë, buzë detit e ka folenë,

Njerëzit e kultivuan, gardhet të gjelbëra krijuan.

Kur kalimtarët guxojnë, fiqtë e detit t’i provojnë,

Dhimbja eshte e paduruar, hyjne gjëmbat në duar!

Eshte vërtet bimë e vecante, si njerëzit që i kane

Kërkesa s’ kanë shumë, rriten në shkëmb e gurë.

Gjyshja ime Eleonorë, i kapte gjëmbat me dorë,

”Mos, se do të shpojnë! – Jo, të keqen, më njohën!

Hipte lehtë në një shkallë, I kapte fiqtë me rradhë,

Pushatakut gjëmbë dalë, asnje frut tjeter s’i ngjan!

Ne i flisnim nën kurorë:” eja, gjyshe, nuk durojmë,

Duam shpejt t’i provojmë, na kullon lëngu në gojë!”

Mëma niste punën shtruar, pa vënë doreza në duar,

Thoshte: ”Mos u druani, nuk kanë për t’u kafshuar!

Me pirun e bixhak, I çante mes për mes në bark,

Ne prisnim përqark, ta mbushnim dinga nje pjate!

Nuk prishej dot disiplina, kishte rregulla familja,

Nuk niste me fruta dreka, do hahej e para gjella.

Më pastaj fiqtë me fara, servireshin nga mamaja,

Babai në krye të tavolinës, impononte disiplinën!

Gjyshja mjeshtre e rrallë, punonte shtruar, ngadalë,

Niste thoshte një përrallë, ne fëmijët i rrinim pranë.

Me frutat rreth trapezit, adhuronim njerëzit e detit,

Ishin të urtë, me “bëma” zbusnin fiqtë me gjëmba!

Ata që pranë detit rrojnë, shumë çudira zotërojnë,

Njerëz te mire me sqimë, dinë të flasin me bimë!

Shume emra te bekuar, ne Parajse kane shkuar

Me erdhi gjyshja ne gjume, me poezi i fola une!

About Post Author