Gjyshja…Petraq Pali


Gjyshja…

Ulur prane zjarit gjyshja tirte ne furke duke tundur e duke i

kenduar nipit ne djep.Zjarri bubulak ne ate dite dimri,i jepte

sadopak nje ngrohtesi shtepise se vjeter dritaret e se ciles ishin te

cqyera e te renuara,xhamat ishin po thuaj te thyera,dhe per te mos e

qelluar era e detit, i zoti i shtepise i kishte mberthyer ato para se

te ikte me copra dhogash,e llamarinash te vjetra,me gjithe ate era e

ftohte, nga brimat e tyre frynte me nje vershellime te lehte.Ajo

dhome shtepi, pa tavan dhe me rasa guri mbuluar,ishte me teper se nje

dhome akulli.Nje varferi e tejskameshme.Megjithse prane

zjarit,gjyshja dridhej nga te ftotit kur i kendonte ninullen te

voglit,nipit te saj pesemuajsh.Ajo,e kishte mbuluar kerthinjin me

lloj lloj kuverta e velenxa te vjetra.Atij, si ndiej zeri,sic duket

edhe i vogli jetonte me “situaten”.

Mbi oxhak,drita e zbete e nje kandili me vaj,me shume

leshonte tym se drite.

Ate dite,Fatbardha,nena e femijes dhe nusja e vetme e

vjeres,ishte nisur qysh heret ne qytet per Pazar me disa shoqe. Vec

saj,asnje nuk i delte zot shtepise,i shoqi sa lindi femija ishte

nisur per kurbet bashke me disa fshatare te tjere,duke lene Bardhen

me t’emen.C’ti besh ashtu ishin koherat,burrat nuk i mbante

vendi,lufta per buken ishte me keq se nje lufte e

vertete.Bardha,ishte bije nga nje fshat i larget,duhej te kaloje

shtate male te mbrije tek njerezit e saj.Ajo,kishte nje vella, nje

moter dhe t’ emen.Babai i saj i kishte vdekur shpejt,duke i lene

femijet jetime.

Nje mik i te atit ishte mblesi per te.Ajo,zbriti malesh dhe u

martua ne nje fshat anes detit.

Gjyshja,here pas here hidhte nga nje dru zjarrit,dhe priste

gjithe diten me ankth t’i kthehej e reja nga pazari.Ajo,se bashku me

te tjeret kishte vajtur te shkembente me reciprok disa produkte

ushqimore e te blente drithe,jepte vaj ulliri te blente nje tagar

miser,jepte palafike,pak raki e perseri te blente dridhe.Drithi

mungonte.Keshtu qe kur niseshin per Pazar qe ishte goxha larg

beheshin shume bashkefshatre bashke,gra e burra me hajvanet perpara

niseshin heret e ktheheshin vone shume vone,ndoshta dhe nga mesi i

nates,i vogli,priste t’emen,gjyshja mallekonte jeten,linte furken dhe

ne nje xhezve,atje ne hirin e zjarrit i ziente pak kamomil dhe ate pa

sheqer, e ja jepte pak sa te vaket…kerthinja, sa pinte kamomilin

kalonte dhe nja dy tre ore gjume,tamam sikur i jepnin hashash.

Gjyshja,e kaloi gjithe diten me shume veshtiresi dhe me shume

shqetesime,ishte e para here qe kur kishte ardhe nusja t’a linte ne

Pazar ate,megjithe qe porositi shume shoqe e te aferm te saj te benin

kujdes per nusen e re,se kohet ishin te veshtira dhe fjalet ne kesi

rastesh nuk mungonin.Kaqe u merzit gjyshja,sapo iknin oret e nusja

s’po kthehesh,aqe me shume lloj lloj mendimesh e mundonin.Doli nje

here e dy here e tre here e disa here mos shikonte a degjonte

karvanet,apo zerat e njerezve qe ktheheshin nga pazari por me kot.Kur

u er thelle,ajo nuk duroi dot me shkoi e i ra portes se gjitoneve nje

nga nje e pyeti pse vonuan njerezit,femija,ka 18 ore pa pire,po

c’mendem,c’bera une e shkreta a me vrafte zoti…c’qe kjo dite e

sotme….mermeriste, e mallekonte veten!Gjitonet u perpoqen t’a

qetesonin gjyshen te mos behej merak,se asnje gje nuk do te kete

ndodhur,mirpo pazari nga nje here vononte dhe fillonte aty nga

mesdita,keshtu qe u deshen shume ore te ktheheshin…!Gjyshja i

falenderonte gjitonet duke nxituar, por perseri ndjellte dicka jo te

mire.

Thellima,dhe te ftotit e asaj nate te therte ne

palce,shtepia e akullt ishte mbuluar me tym,oxhaku,nuk terhiqte

mire,ca nga era e veriut,e ca na qe drute ishin te

laguara.Gjyshja,kishte kohe qe kishte lene furken e meresh me te

voglin qe edhe atij si gjyshes i plasen syte nga lotet prej tymit e

po qante pa pushim.

Ne dreq te ve kjo jete,e c’deshe a orezi qe u largove nga

shtepia jote e more rruget e kurbetit,nuk e shikon,ku na le te dyave

si kallogrete,e s’i s’te erdhi keq per te voglin…e per tet shoqe,me

mire te ishe ketu,se nje cope buke te thate do ta hanim.Keshtu

mermeriste gjyshja e merzitur te birit qe kishte lene shtepine .Ah…

jete e dreqit.

Po Ty moj qyqe ku humbe keshtu,c’bera une e shkreta,pa mo

s’ma ka borxh e bija e botes.Si nuk u thellova,c’qe ajo ore e keqe…!

S’duhet te te kesha lene,me mire te xarrisesha vete se sa te te nisja

Ty moj bije…Si sot s’ka bere vaki kurre,njerezit ktheheshin nga

pazari,me shpejt….nje e keqe do kete ndodhur…ah…vrafsha veten…c’ishte

kjo dite..?

_Me te vertete nje e keqe kishte ndodhur.

Njerezia erdhen pjeserisht aty afer mengjezit ne fshat,dhe

per fat te keq pazari te gjitheve nuk u kishte shkuar mire….! Fshati

qysh heret filloi te ziente…Bardha nuk ishte me te ardhurit.

2_Bardha,ishte plot 26 vjece,ishte nje nuse e bukur dhe shume

e rregullt,e edukuar dhe me moral te larte.Kishte gati dy vjet qe

ishte nuse ne kete fshat,dhe para pese muajsh ishte bere edhe nene.I

shoqi sa kishte lindur djali,mbas nja dy javesh u nis per

kurbet,ashtu sic e donte nevoja edhe koha,fshati ishte i varfer dhe

nuk mund te siguronte buken e gojes.E pati shume te veshtire te

ndahej si i porsa martuar qe ishte,e aqe me keq kur u lindi edhe

femija. Nga ana tjater do linte edhe nenen per te cilen i vinte mjaft

keq,se nuk kishte njeri tjater ne bote vec te birin e vetem,ai qe

drita e syve te saj.

Po burrat e ketij fshati po thuaj ishin ne kurbet,venin per

pak kohe e mbeteshin atje…disa ktheheshin akoma me te varfer se

c’kishin qene,disa u vente mire kurbeti dhe s’ktheheshin fare,dhe te

paket ishin ata qe vinin me nje fare katandie dhe ndertonin nga nje

cope shtepi,ose blenin ullinj a toka te tjera me ato pak te ardhura

qe kishin akumuluar atij kurbeti te hidhur.

Bardha,dy djem nga te fshatit dhe dy gra,nuk u kthyen nga

pazari,kjo beri qe ate mengjez qysh heret fshati do ziente. !

Te ardhurit nga pazari rrefenin ne rreth te ngushte,se kur

ishin ne Pazar,nje tregetar,nga ata,te kamurit,kishte provokuar nusen

e re,duke i afruar mallra pa pase nevoja per shkembim,ai,I kishte

servirur nuses se re edhe napolona .Bardha,u ruajt nga provokimet e

tij,dhe u bashkua me turmen,e perbuzur dhe shume e helmuar.Nuk e hapi

gojen,nuk u tha as shoqeve as bashkefshatareve,bleu pak drithe dhe po

beheshin gati te ktheheshin.Per fat te keq,tregetari,nje burre reth te

dyzetave,i veshur bukur me cizme me qostek e me nje pale mustaqe,me

thiken me mill ne brez,duke pare gjendjen e mjeruar te Bardhes dhe te

turmes qe e shoqeronte,me paturpesine dhe me felliqesine e tij,kishte

tentuar ta terhiqte prej krahu gruan e bukur.Kjo,nuk duroi dot kete

fyerje publike,me gjithe qe e ndiente veten shume keq,mbasi ishte e

rethuar me bashkefshataret,per te bere nje skandal.Bardha, nuk duroi

dot me e shtytu e peshtyu dhe e goditi me nje gur ne koke.

Tregetarit,i dolen ne krah tre kater miq te tij.Kete

poshtersi nuke e duruan bashkefshataret e saj dhe dy djem u futen ne

sher.Ata ishin te armatosur me thika,ndersa bashekfshataret e

Bardhes,si gra edhe burra,ishin pa asgje send ne duar.

Skandali ishte i madh,pazari u prish.

Dy tre djem,nga te fshatit,dhe po thuaj i gjithe grupi gra e

burra e paten per turp ndodhine,dhe ju vune kundershatreve,dhe miqve

te tregetarit,duke u thyer turinjte,me grushta e gure,e shkopinj nga

te gjerdheve.

Bardha,e inatosur ne kulm qe u be sebeb,nuk vonoi te futesh

ne sher,ajo ulerinte e mbronte djemte e fshatit se mos theresh

njeri.Rremben nje tubo hekuri dhe e godet tregetarin ne

balle.Ai,bie,i gjakosur dhe gati per vdekje. Sa pane miqte e

tregetarit te shtririn perdhe,iken me vrap neper turme.Ne grindje e

siper,nje djale nga te fshatit kishte mare nje thike ne krahun e

majte.Po ashtu,edhe nje grua ishte gjakosur ne koke.

Me njehere sa mbaroi sheri,vendi u rrethua,forcat e

dovletit,cuan urgjent tek heqimi te plagosurit.Tregetari,ishte

mbuluar me gjak dhe si nje cope kerme mbeti ne shesh mbi kalldremin e

pazarit e s’ju afrua njeri.

Gjithe opinioni kur mori vesh ngjarjen e akuzoi tregetarin,megjithe

se ai kishte edhe qeverine me vete.

Bardhen,dhe njerin djale nga fshati qe mori pjese aktive ne

sher dhe dy gra,i futen ne burg.

Ngjarja,ishte e rrende,aqe e rrende sa i gjithe fshati nuk

mund ta duronte kete turp,dhe te nesermen,u bene gati njezet burra e

djemosha dhe disa gra me to,te venin ne qytet ku behej pazari e te

vinin nderin ne vend…te nxirnin nga dovleti te

arestuarit,Bardhen,djalin dhe dy gra.

Gjyshja sa mori vesh ngjarjen nuk e donte veten,c’frynte dhe

i binte kokes me grushta.Per te vogelin nuk pyeti me…lajmeron nje

grua qe edhe ajo ishte lehone ti mbante te voglin te nisej edhe ajo

me ta…Nje llahtare e vertete,ishte ne ate dite dimri ne

fshat,njerezit te llahtarisur nga ngjarja,c’frynin urrejtje per

provokuesit.

U armatosen te gjithe,dhe armet e tyre,i kishin hypur ne

karvane,se bashku me ngarkesat,per to interesoheshin grate.

Gjyshes,i bene mjaft thirje te mos shkonte me ta,por

kembengulja dhe vendosmeria e saj nuk mund te parashikonte kthim…ajo

iku !

Te gjithe nxitoni kembet te mbrinin sa me shpejt ne

qytet,ishin te gjithe betuar se do te mernin hak.Do

perpiqeshin,burrat e mocem te gjenin gjuhen me njerezit e

dovletit,dhe me deshmimtare ceshtja te shkonte ne gjyq,ne rast te

kundert,fshati do merte hak duke vene nderin ne vend.

Me plaku kishte disa variante neper mend,qe i shprehu ne

rreth te ngushte:

Nje variant,ishte te mos dukeshin fare ne qytet,por te

shkonin te ekzekutonin ne spital “bandillin tregetar”Kjo do te sillte

pasoja per te arestuarit.

Variant tjater eshte te mesonin vendin ose shtepine e miqve

qe perkrahen tregetarin dhe t’u vinin zjarin per gjithe nate…

Variant tjater ishte te digjnin gjithe pazarin,bile e dhe

zyrat e dovletit…!

Gjyshja,terhiqej zvare mbas karvanit,as fliste e as ecte

bashke me turmen…ajo bluante ne koken e saj.

3- Afer mbremjes,po thuaj ariten ne te hyre te qytetit,u

vendosen ne hanin me te afert,e u strehuan atje.

Mbasi shoshiten shume mendime,ariten ne konkluzion se dy tre

burra te mernin takim,me autoritetet e vendit per te

burgosurit,kryesisht per grate…! Te ankoheshin tek ata,me te bute,dhe

po qe se ata do mbanin akoma pengjet,te benin kercenimet e rastit,se

fundi i fundit ata u bene sebep dhe i rane me qafe fshatit…!

Me plaku dhe me i mencuri,e paramendoi qendrimin e gjyshes

dhe i tha ne mes te turmes….atje ne han…degjo Ti, MareLaskia.,mos na

ben ndonje te pabere,se pastaj na mori lumi…na lere ta zgjidhim me

qetesi e me mencuri,e po se nuk e gjeme fjalen ahere do dijme ne se

cdo bejme…na i lere ne burrave ne fillim.

Tu lumte ajo goje tha gjyshja: TY te te rrojne djemte e te te

kthehen shendoshe nga kurbeti,edhe Ju o vellezer e motra qe moret

kete mundim,se sic thame turpi na ze te gjitheve,e kjo,histori sa ka

filluar,nuk ja kishim borxh njeriut te na turperoje.Ata,te fshatit te

saj mire eshte te mos mesojne gje…se mase nuk ka taraf te madhe e

varfera…por ndonjeri do ti behet zot.

Do ishte mire te me degjoni edhe mua: Mendimi im eshte qe ju

te gjithe te perpiqeni te dalin te burgosurit,se fundi ata nuk jane

ne faj,se me sa mora vesh,edhe nja dy miq te atij mutit i kane

brenda.Ju do t’u qani hallin e t’u thoni qe ne erdhem per te mare

djalin dhe Bardhen dhe dy grate.Ne qofte se ato do dalin…ejani ketu

ne han se u pres une…te me jepni sihariqin.

4_ Plaku,dhe te gjithe,miratuan arsyetimin e gjyshes,e cila

vlonte perbrenda.Po ashtu do bejme…pastaj ja leme kohes,se Shqiptari

thote s’ka hak pa mare e gjak pa lare…edhe ata na kane borxh,kjo

eshte e vetmja e sigurte.

U nisen burrat mengjes heret,mbriten ne kaza,dhe te gjithe si

nje grup,te pa armatosur u gjenden ne zyrat e dovletit.

Bizetuan me autoritetet,te cilet kishin verifikuar

ceshtjen,dhe mbas nja dy oresh duke bere formalitetet e asaja kohe

lane te lire te burgosurit…! Ata,i porositen qe ceshtja te mbyllet.Ju

mund te hidhni ne gjyq tregetarin,dhe gjyqi do gjykoje…ndoshta e

denon edhe me para ose me mall…! Jo tha me plaku,ne nuk kemi pse vemi

ne gjyq,jane ata qe na rane me qafe,dhe zoti marte hake.

Sa dolen prej andej shkuan ne spital tek djali i lenduar.

Me pas moren njerezit e tyre dhe u kthyen ne han.

Kur pa gjyshja Bardhen,e cila ishte bere limon dhe dridhej

nga te ftotit,e perqafoi fort,dhe i tha me plot gojen: TY t’u lumte

moj Bardha e Elezajve,qe vure nderin ne vend,dhe ju o motra qe i

dolet ne krah,t’ju rrojne femijet,dhe te kini uraten…i perqafoi te

gjithe.Une moj une e kam fajin…a c’qe ajo dite…!

Bardha u mundua te qetesonte te vjeren,e perqafoi dhe e pyeti

ne vesh…po i vogli si eshte ? Ai,eshte bere burre,qendron edhe vetem…

a me marte haken zoti.

Te gjithe u kthyen ne fshat per gjithe nate,dhe cdo gje u duk

se u zgjidh paqesisht dhe ashtu sic e donte zakoni.Te gjithe

shpresonin qe edhe djali i lenduar te delte te nesermen.

Fshatit i erdhi zemra ne vend,punet shkuan mire,dhe shyqyr qe

nuk perfundoi muhabeti sandrac se shume plage do te hapeshin…!

5_ Gjyshja u hoq ne sy te tjereve e qete,erdhi ne shtepi dhe

ra per te fjetur. Bardha,mbasi regulloi te voglin qe e moren tek

gjitonja duke e falenderuar per xhestin,e lau e ushqeu dhe e vuri ne

gjoks,dhe me te e zuri gjumi, nga mundimi i stermunduar,s’mori vesh

asgje….ne mengjez kur nuk pa gjyshen ne shtrat te saj…i shkoi mendja

per keq dhe me nje here shkoi tek plaku i mencur i fshatit…i cili

ende nuk ishte ngritur nga rrobat mbasi edhe ai ishte i lodhur nga e

djeshmja…

Nuk di c’te bej i tha….vjerra me ka ikur,nuk di per ku,te

lutem me ndihmo,o zot c’eshte kjo e keqe e madhe me mua…ndoshta,mos o

zot mos eshte hedhe nga ndonje buze,se mendoi se ajo u be sebeb per

ngjarjen,e pashe une qysh dje,qe s’me foli asnje fjale me pas….! Hej

bela,tha i mencuri…te jete kjo…nuk e besoj..qysh dje e pashe se ajo

dicka bluante per brenda….mire moj bija ime,TY shko ne shtepi dhe une

do lajmeroj djemte e fshatit ta kerkojme…Bardha u kthye duke qare e

duke mallekuar veten me fatin e saj…ku te mbeshtetesh ?

I mencuri,urdheroi djemte te mos shkonin buzave….por te

shkonin direkt ne kaza,se ajo,me siguri ka shkuar t’ju japi reston…ate

qe se beme ne…u lutem shume nxitoni sa pa u bere ndonje hata….!

Djemte,u armatosen me c’munden dhe u nisen nga u tha i

mencuri…bile,ata moren edhe nja dy tre kuaj me vete…!

6_Heqimi,sapo zhvishte futen e bardhe dhe po mbyllte

vizitat,kur ja behu gjyshja….aman a te keqen,me vizito edhe

mua,vdiqa,kam dy dite qe nuk mbushem dot me fryme,me dhemb i gjithe

trupi,vij nga larg,he a te keqen bema kete te mire…besome mua te

varferen…bej per shpirt…! Nuk mundem,kam orar,me presin edhe mua

gruaja e femijet….tha heqimi rrende rrende….dhe gati ti hidhte

celesin deres…!

Degjo ketu…mua me thone MareLaskia,dhe do me vizitosh se per

ndryshe te piu e zeza degjon apo Jo….dhe gjyshja i vuri kemben deres

te mos e mbyllte heqimi…! Heqimi e quajti te mare gjyshe Maren…

largohu me te mire po te them…JO ! nuk largohem pa me vizituar tha

plaka me me seriozitet…une do ju paguaj…! Per nje moment Heqimi

hezitoi,e me pas i tha se vizita mbas orarit zyrtar ben dyfishin…ti

ske te me japish…une kam i tha gjyshja edhe per trefishin,dua te rroj

akoma,se kam femijet bonjake e dua ti ris…! Heqimi,po cuditej me

qendrimin e saj,njerezit qe kaluan,kthyen koken dhe vazhduan rrugen…!

Sa u futen brenda,gjyshja mbyll deren,dhe kercenon doktorin

duke nxjere nga nenebrezi i fustanit naganten. Heqimi u pshur ne

pantallona…degjo ketu,me Ty s’kam pune,dua te qeroj hesapet me ate

tregetarin e djeshem qe ka te care koken,dhe Ty po e mjekon te

sherohet,me duart lart do me shpiesh tek krevati I tij…ne rast te

kundert do ta paguash ti ate turpin e atij….degjove apo Jo ? Kam

ardhe te mar hak.Po je njeri me mend dhe te dhemb koka,mire ne rast

se ben ndryshe do te hedh trute ne hava…me nje here gjyshja ngre

carkun….gryka e nagantes heqimit ju duk top…menjehere ngriti duart

perpjete hapi deren ai para e gjyshja prapa…deri tek krevati “

viktimes” !

Ty je more ai bandilli i pardjeshem,qe te pelqejne nuset e

bukura te botes….he fole…po ato nuse kane zotin e tyre more

rrufjan,more dobic,more qen birqeni…shpejt cou nga krevati dhe hiqi

bizhamat,te te shikojme c’burre je more zuzar….he cou te thashe se ti

numurova ne lule te ballit…mos luani ju te tjeret….dhe gjyshe Mara

dridhte naganten ne dore sic tirte ne furke….cou more kodosh akoma

s’je cuar…cou te thashe…qen muti….po ato nuse kane zot more i lig

more i pa nder,po a ben shqiptari si ti more dobic…gagaci i qelbur…

cou se ta dhashe…po u zhveshe nuk do te qelloj,vetem dua te te

turperoj se s’je i zoti as per tet shoqe more qen…

Nje ngjyre te verdhe mori heqimi,por edhe te tjeret qe ishin

shtruar ne ate han spital,kur gjyshja,plasi nje here naganten ne cati…

menjehere bandilli u ngrit nga krevati filloi te hiqte bizhamat…dhe

atje ndaloi,me koke te lidhur,u mendua se gjyshja nuk mund te

shkrehte me se naganta mbushej nga gryka…gjyshja,e kuptoi lojen e tij

qysh kur ndaloi te xhveshuren e tij dhe me qetesi I thote do

zhvishesh apo te ta heq…dhe prej andej nxjer nganten tjater qe kishte

nene fustan,tani do ta ndreq une po nuk hoqe edhe breket ore mut muti…

ngriti carkun,dhe priste….nguroi “bandilli” dhe me se fundi u

neneshtrua…hiqi te gjitha dhe do te jesh lakuriq po do jeten,ne rast

te kundert une te vras,dhe ti hedh trute ne qoshe….”trimi” vuri duart

perpara organeve te tij dhe u t’kur duke ju lutur….lakuriq te

thashe….! “Dinaku”vononte veprimet,ca nga hutimi ca nga shpresa se

mos at ate dovletit degjuan armen dhe do ti vinin ne ndihme…Doktor….

thuaji te zhvisht shpejt I tha plaka,se do ta hash ty me duket….dhe I

vuri pisqollen doktorit ne koke…pse nuk deshe te me vizitoje he

fole….deshe dhe trefishin e parave,more te felliqur…zhvishu te

thashe,kthehu mbrapa,bandilli u kthye mbrapsh…gjyshja i vuri naganten

ne bythe….dhe u drejtua nga njerezit…Ju mos levizni…ky zagar,do vdesi

ne kete menyre…..bammmmmm !

Gjyshja,e mbaroi misionin.

Le ta dije gjithekush se mua me thone Mare Laskia.

Sa u degjua e shtena,plaken e perqafuan bashkefshataret,te

cilet plaku i mencur i porositi qe te evitonin hatane.

pJp