Gjyste Dajani
Aty jam….

Kur nje dite t’mos jeme
mes jush,
Si rrugë-ecje e shpresës,
Do jeme te kroni me emrin “Gurrat e Begut” ,
Kur vjen nga Miloti ne hyrje te Lezhes .
.
Kur drejtohesh tek permendorja e Skenderbeut,
Shikon zanat e maleve, me sytë e besës,
Do jeme aty, ku zanat pinë dashuri me grushta,
Aty do me gjeni, duke mbjelle fidanet e shpreses!
.
Ne truallin e lagësht jam, duke mbjellë, fidanet e lumturisë,
Si shqiponjë e harlisur, n’fluturim të gjithësisë,
Duke u lutur për largimin nga budallalleku,
Që patjeter i duhet kombit, i duhet Shqipërisë!
.
Me kërkoni mua, atehere kur mos te jeme ne jete,
Atje kur ngjyra e gjuhës, te thahet,
Germat ti zhduken, qiellit permbi Lezhe,
Do jeme, tek “Gurrat e Begut”, ku uji nuk shterrohet”
.
E dehur nga dashuria e zanave te qiellit,
Une jam aty
E perjeteshme,
Me rrezet e diellit…..!
.
Gjyste Dajani. . . . . . . Lezhe