Gladiola Jorbus-Në buzëqeshjen e fëmijës


Në buzëqeshjen e fëmijës

Në natën e shpirtit,

ajri përmbytet në hije dëshpërimi.

Psherëtimat derdhen nga hëna

dhe ngjyejnë portretet e akullta.

Tingujt e përmallshëm, si ortekë dëbore

rrokullisen mbi peizazhet e ëndrrës.

I arratisem mjegullës dimërore,

zgjohem në agime të shkujdesura.

Dhe himnin e jetës e gjej

në buzëqeshjen e fëmijës.

About Post Author