
Po mpaken rrokaqiejt
Nata bëhej e bruztë
mbi rrokaqiejt që i largoheshin tokës.
Koha segmentohej në fragmente.
E njerëzit rendnin pas ëndrrave të thyera.
Përtej nesh, në kufijtë e qenies,
fryma e natës shtrihej…
mbi trupat që jehonin trishtim.
Derdheshin gllënjkat e lotëve,
në shtratin e ndërtuar me dru bardhajkë.
Gjuhët e flakës së dashurisë
belbëzonin lamtumirën e fundit.
Nën rrokaqiejt që mpakeshin nga dëshpërimi.
Bardhajkë – Dru i kalbur në ngjyrë të bardheme, që thërrmohet lehtë.