Gladiola R.Busulla:Kjo luftë duket sikur nisi shekuj më parë


Gladiola R.Busulla

Kjo luftë duket sikur nisi shekuj më parë

shekuj më parë.

A mund të shihemi në pasqyrë

e të mos ndiejmë turp

që jemi gjallë?!

Sytë pasqyrojnë dhembje.

Për jetët që shuhen përgjithnjë.

Frymë që mbështillen me frikë.

E në shkretëtirën e fatit zhyten thellë.

Idem si shekuj më parë.

Plumbat gëlltisin një e nga një

muzgjet dhe agimet –

e mbarsura me flakë.

Yjet rrokullisen të ndalin granatat.

Luftë, gjak, rrëke zjarri, çmenduri….

Njerëzimi vdes çdo ditë nga pak.

Prej megalomanëve të pangopur.

Që shpirtin ia shitën djallit në ankand.

Dhe toka e lodhur… e plakur,

S’ka më fuqi të klithë a të qajë.

Për fushat e qëndisura me diej

për Ukrainën krenare, për të bukurin Kiev.

Luledielloret i buzëqeshin qiellit

dhe i falen me çiltërsi.

Faleminderit Zot i botërave

që nuk na linde njeri!

About Post Author