Godo Mehmetaj-Fli o popull i pa fat


FLI O POPULL I PA FAT

Fli o popull i pa fat
se vendi eshte bere lugat
dhe po s pate buken thate
fli e mos mbaj inat

Fli o i mjeri popull
mire ta kane gjetur koken
te kane ndare ne parti
te trajtojne si bageti

Ata hane e s kane te ngopur
ti nga mbrapa sokelli
sa marrin ne dore fronin
pastaj bejne kakerdhi

Fli o popull i pergjumur
se ne djep te kane tundur
si iken shkuan pesedhjete vjet
po ikin edhe tridhjete

Fli o popull i percare
si i vdekuri pa varr
fli se je i pergjumur
ndaj ke dale gjithmon i humbur

Fate ziu popull fli
fli se nuk te dalin zot
nga e pret nje dite te mire
me nje traste hedhur ne shkop

Fli o popull i pa zemer
me sy hapur shikon enderr
e mban mendjen nga europa
qe na ka ndare ne copa

Fli o popull i percare
shume here te kane vrare
fli po drite s ke. per te pare
s.do kesh lote as per te qare.

About Post Author