Godo Mehmetaj-Kthehuni njëherë na shihni!


Godo Mehmetaj

KTHEHUNI NJËHERE NA SHIHNI!

O bijtë e Nënës ku jeni?
kthehuni njëherë na shihni,
se vetmia na mundon,
nje semurë , tjetri rënkon.

Ikët si zogjtë shtegëtare,
na duket dita një vit!
per ju Nëna përgjërohet,
vetem tu shikoj nje ditë.

Kthehuni tu dëgjoj zerin,
apo Nënën e harruat?
pse nuk vini nuk u lënë!
malli na ka përveluar,

Dy pleq mbetur pranë oxhakut,
pranë hirit zjarri fikur!
thithin tymin e duhanit,
presin bijtë që u kane ikur.

Nga Godo Mehmetaj’

About Post Author