Godo Mehmetaj-Ku ti gjej këngët e mia,


KU TI GJEJ KËNGËT E MIA,

Ku ti gjej këngët e mia,

shpeshë ato mi kërkon zëmra,

me to zgjohesha me to flia,

këngët që më mësoi Nëna.

Atje i lashë fare e fis,

ku u rrita nje cop mish,

atje mbillja tokën time,

hidhja farën plisë më plisë.

Ndërmët shkoj vitet e shkuar,

mbi supe me kanë rënduar,

mbetën plagë te pa sheruar,

jetën ma Kane përgjysmuar.

Po ma bëri Zoti mbarë,

atje ti jetoj ca vite,

do veja me vrap si djalë,

vëndëlindje sa shumë me prite.

Shkojë e gjithë jeta dëshirë,

këngët e mia të këndoj,

atje me shpirtë ndihem mire,

atje te vdes me këngë në goje.

Nga Godo Mehmetaj’

About Post Author