Godo Mehmetaj-Më dhëmbi si nëna ime!


Godo Mehmetaj

  Më dhëmbi si nëna ime!

Ajo Nënë të ka ushqyer

ditë e natë për shumë vite

shumë gjera ka duruar

dha gjinë e të ka rritur

Nënë të lutem na fal

besova do rehatoesh

të lashë në duar të botes

të shikoj që torturohesh

Nuk e mbajta veten Nënë

dhe ti hodha kto shkrime

vetem Zoti me beson

më dhembi si Nënën time

Pëgjerohet Nënë e shkret

e mban mëndjen te fëitë

kushë guxonë vë dorë mbi Nënën

mos i pafshin dritë sytë

Su besova syve Nënë

të panë njerëzia mbarë

mu duke si Nëna ime

mohova veten si djalë

Nga Godo Mehmetaj,

About Post Author