Godo Mehmetaj-Si një bir kombi!


Godo Mehmetaj

  · 

SI NJË BIR KOMBI!

Ndoshta nuk jam i dëgjuar

si shumë Poet me emër,

po këto fjalë që shkruaj,

dalin nga thëllësia e zëmrës.

Si linda, një ditë do vdes,

po me shpirtin Shqipëtar,

ta lexojnë politikanët ,

se me Atdhenë na kanë ndarë.

Ca koka që s’dinë nga vijnë,

dhe mbahen si atdhetar,

po punojnë të shfarrosin,

rracen e kombit Shqiptar.

Këto vargje që kam shkruar,

ti lexoj kush të dojë,

po vdiqa në dhe të huaj,

Shqipëria do të rrojë.

Dhe po mu mbarua boja,

do shkruaj me gjakun tim,

si një bir nga kombi vuajtur,

bir i Nënës Shqipëri.

Nga Godo Mehmetaj’

About Post Author