
S,MUNDA TE TRETEM NË DHE TË HUAJ!
Nuk munda më në dhe të huaj
kështu do kthehem gjysëm i tretur
ju mos me pyesni për pjeset që humba
Ika djalë më zjente gjaku
se desha një jetë më të mirë
ju mos më pyesni deri ku shkova
kur më shihni nuk u vjen mirë
Andej u dergja sa u pllaka
kurbet i zi të rëntë flaka
njëri nuk pyeti si ke kaluar
të gjithë i hedhin sytë nga trasta
Shpirtin e kam nuk më ka vdekur
ju më shikoni të përgjysmuar
nuk shihni pjesët që më jan tretur
cantën se lash as i vdekur!
Godo Mehmetaj’