Godo Mehmetaj-Të katër stinët pranverë!


Të katër stinët pranverë!

Të katër stinët e vitit

do ti marr ti hedh në letër

me gjithë kënaqësinë e shpirtit

me frymëzuar si poetët.

Kështu është dëshira ime

të katër stinët pranvera

mbushur pemët me këngë zogjsh

edhe lule plotë me erë .

Edhe veten do ta doja

në ato të ftohta hije

këngë bilbili të dëgjoja

poshtë pemëve do të flija.

Për mbi lulet ngjyra ngjyra

të shoh si gumëzhijnë bletë

ashtu vjen dhe poezia

vargje vargje mbushën fletë.