Godo Mehmetaj-Toka më rrëshqet nga këmba!


TOKA MË RRËSHQET NGA KËMBA!

Toka më rrëshqet nga këmba,

sa herë që hedh hapin tutje,

populli Shqipëtar largohet,

nga kopilat me balluke.

O ju njerëz ku po shkoni,

se dhe gurët po rënkojnë,

qajnë Nënat qan dhe trualli,

ky mallkim po na dënon.

Po vazhdojmë që të ikim,

nga sëmundja që na hodhën,

shqiponja nuk i hap krahët,

në vëndin tonë do këndoj korbi.

About Post Author