Godo Mehmetaj :Varka mbi valë


Godo Mehmetaj 

Varka mbi valë

Kjo foto e postuar
nga Gezim Llojdia,
ngacmoi frymëzimin
për vargjet e mia.

Kjo pamje nga Skela,
ku zbresin ca shkalle,
shikimin kam humbur
ne varkën mbi vale.

nga ky peizazh magjeps
me det dhe me mal,
mendimet fluturojnë
rrjedhën mijëra fjale.

Dhe unë qe nga larg,
shikoj e mendoj ,
me mall emigranti
pres qe ta shikoj.


About Post Author