Godo Mehmetaj

Bëma hallall gjirin nënë
Të vija një natë o Nënë,
ne prehrin tënd te flija,
si te jem i vogël Nene,
te shikoj ëndrrat e mia,
Ata sy te lodhur Nene,
i shikoj mbushur me lot,
me mall përvëluar Nene,
te fluturoja si zog.
Pranë vatrës vetëm Nene,
flet me kongjijtë e hirit,
here ngrenë e here pa ngrenë
murmuris me fjale birin.
Bëma hallall gjirin Nene,
nuk doja te le vetëm,
me përzuri puna,Nene,
nuk e gjeta një rruge tjetër,
Emrin Nene do ta shkruaj,
do skalis me pene ne gurë,
me rrite qe foshnje Nene,
dhe nuk ta shpërbleva kurrë.
Gjuha me flet dhe ne gjumë,
Nene dhe Zot i vertet .
ti me rrite me mundim ,
Zoti me mban gjalle ne jete.