Godo Mehmetaj:Emri yt moj Labëri


Emri yt moj Labëri

më jep forcë e më jep nder

je për mua frymëzim

je thesari me shumë vlerë.

Labëri moj ballë ndritur

e larë me ujë bore

vure gjoksin cdo stuhie

durove plagët që more.

Dhe malet supe më supe

ngjeshur si gjerdan në këmbë

grykave bien longaret

përcjellën tinguj e këngë.

Do shkruaj vargje për herë

nuk ngopen me ligjërime

të ngjiten këngët te retë

për ty Labëria ime.